Kreshnik Spahiu ‘zbërthen’ lëvizjet e Berishës: Ai ka vetëm një qëllim

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha ka si strategji shkrirjen e logos së Partisë Demokratike.

Sipas tij, ish-kryeministri pretendon ruajtjen e monopolit opozitar.

“Dihet qartë tashmë që mbështetësi kryesor i Gazment Bardhit është Sali Berisha dhe ai i ashtuquajturi Këshill Kombëtar është me njerëzit e Sali Berishës.

Unë mendoj që problemi më shumë se politik, tashmë është ligjor. Unë mendoj që gjykata duhet të shprehet qartazi dhe të mos vonojë procesin, por ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike dhe kujt i përket vula, patjetër i takon gjykatës që të shprehet.

Këta se kanë luftën me Edi Ramën, sot Foltorja ka një mision, shkrirjen e Partisë Demokratike sepse ka humbur shpresat që të marrë vulën e PD-së, për faktin sepse pushteti gjyqësor një, pushteti politik dy dhe diplomatët tre, ja kanë marrë njëherë e përgjithmonë.

Pra, grupi i Foltores dhe Berisha e kanë humbur Partinë Demokratike dhe në luftën politike drejt suksesit duhet që të mbajnë monopolin e opozitës”, u shpreh Spahiu.

Zjarr Tv Ad