Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me tone të forta ka folur deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë.

Teksa theksoi se PL nuk ka nevojë për të përjashtuar njerëzit nga partia, Kryemadhi foli edhe për drejtësinë. Sipas saj, shumë personave u kërkohet të distancohen prej saj, pasi u thonë se ajo se do të shkojë në burg.

“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, theksoi ajo.

Zjarr Tv Ad