‘Ksamili në flakë’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Rrezikohen banorët! Rama përdor helikopterët si taksi personale

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video nga Ksamili, ku flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke duke rrezikuar banesat dhe banorët.

‘Vatrat e zjarrit të fuqishëm që kanë zaptuar Ksamilin ndaj të cilave nuk merret asnjë masë, janë pasqyrë e degradimit të plotë të shtetit për pushtetin personal të Edi Ramës’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Ksamili në flakë!

Miq,

Vatrat e zjarrit të fuqishëm që kanë zaptuar Ksamilin ndaj të cilave nuk merret asnjë masë, janë pasqyrë e degradimit të plotë të shtetit për pushtetin personal të Edi Ramës. Rama dhe ministrat e tij kanë parësore vjedhjen e shqiptarëve, pasurimin e tyre dhe të zyrëtarve hajdutë.

Ksamili po shkrumbohet nga zjarri, duke rrezikuar toka, banesa dhe banorë. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka përparuar dhe në vendngjarje nuk ndodhet asnjë mjet efikas per shuarjen e tij. Edi Rama dhe ministrat e tij përdorin helikopterët si taksi për transport personal, ndërsa pjesa më e madhe e zjarrfiksëve janë jashtë standarteve operacionale.

Ksamili është në mëshirë të fatit. #sb

 

Linku i videos së postuar nga Sali Berisha:

https://www.facebook.com/watch/?v=518963736606955

Zjarr Tv Ad