Tensionet me Turqinë/ Mitsotakis i përgjigjet Erdogan: Është e papranueshme që Greqia të pranojë kërcënime që vënë në dyshim sovranitetin

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë, duke theksuar se është e papranueshme që një vend aleat i NATO-s të vërë në dyshim sovranitetin tonë.

Ai theksoi se revizionizmi dhe ndryshimi i kufijve nuk mund të tolerohen, siç tregohet nga pushtimi rus i Ukrainës.

Lidhur me retorikën agresive në rritje të Turqisë, Kyriakos Mitsotakis përsëriti se “qëndrimi i përhershëm i Greqisë është dialogu i bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, raporton Protothema.

Ai theksoi gjithashtu se “është e papranueshme që Greqia të marrë kërcënime që shkojnë deri në pikëpyetje të sovranitetit grek nga një vend që është aleat në NATO”.

Deklaratat e Mitsotakis u bënë sot gjatë takimit me presidenten e Sllovakisë, Zuzana Čaputová, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Greqi.

Burimi:Panorama.al

Zjarr Tv Ad