Kubë/ Miratohet Kushtetuta e re, sistemi njëpartiak lejon martesat “gay”

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti i Kubës ka miratuar në mënyrë unanime Kushtetutën e re të vendit që ruan sistem njëpartiak socialist.

Kushtetuta e re përbëhet nga 229 nene dhe do të zëvendsojë atë të “erës së ftohtë” e cila sanksionon sërish Partinë Komuniste si forca udhëheqëse e vendit, si dhe dominimin e shtetit në ekonomi.

Sipas mediave shtetërore, dokumenti, ende nuk është publikuar por legjitimon biznesin privat, që ka lulëzuar dekadën e fundit,  pranon rëndësinë e investimeve të huaja dhe hap derën për martesat “gay”.

Ish-kreu revolucionar Fidel Castro dhe vëllai i tij Raul Castro sunduan vendin për rreth 6 dekada, ndërsa në Kushtetuten e re përcaktohet mosha, afatet e mandatit presidencial dhe rolin e kryeministrit.

“Kubanë të sotëm, besnik ndaj traditave. Ne po miratojmë sot Kushtetutën e re, si një shprehje e vendosmërisë, besnikërisë ndaj trashëgimisë së kryekomandantit të revolucionit kuban, Fidel Castro, dhe me votën tonë i themi po revolucionit, sovranitetit dhe pavarësisë së atdheut, unitetit, socializmit dhe angazhimit ndaj heronjve dhe martirëve të më shumë se 150 viteve betejë për liri”, tha Miguel Diaz-Canel, president i Kubës.

Presidenti Diaz-Canel tha po ashtu se të vetpunësuarit nuk janë armiq të revolucionit, por rezultat i procesit të rinovimit të modelit ekonomik. Kushtetuta e re, që përfshin shumë ndryshime të propozuara edhe nga qytetarët gjatë një konsultimi publik tremujor, do të hidhet në referendum më 24 shkurt.

 

 

Zjarr Tv Ad