Kulla e korrupsionit/ Artan Fuga shpërthen ndaj opozitës së Foltores: Na doli agjenci impobilare

0
361
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i filozofisë dhe publicisti i njohur, Artan Fuga, nëpërmjet një shënimi në FB ka shfaqur zhgënjimin e madh për qëndrimin që po mban një pjesë e opozitës në lidhje me debatin e madh që është hapur në lidhje me ndërtimin e kullës gjigante prapa TOB. Ndërkohë që Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha e kanë denoncuar këtë aferë të korrupsionit politik në SPAK dhe publikisht, duke kërkuar zbardhjen e investitorëve të vërtetë, krahu i Rithemelimit të Berishës që akuzohet se ka pjesën e vetë aty nëpërmjet Shkëlzen Berishës, ose ka heshtur ose e ka devijuar skandalin në të drejtë të “investimit të pronës private”. Pikërisht ky implikim i Foltores në bashkëpunim me Edi Ramën te “investimi” i kullës, ka bërë që Artan Fuga të shpërthejë, duke e cilësuar opozitën Berisha si “Agjenci Imobilare”.

Reagimi i plotë:

Opozite politike apo kabinet imobiliar?

Epoooo, që edhe opozita jonë e nderuar, do ta trajtonte kullën pas Pallatit sovjetik të Kulturës në Tiranën e Barrikadave, si çështje arkitekture bashkëkohore, apo punë pronësie, këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë.

Kurrë!

Më ka vënë në reflektime të thella për këtë dashuri për artin bashkëkohor të lartësisë në hapësirën e ndërtuar. Nuk di cfarë mendon për ashensoret që do të përdoren! Si edhe për ngjyrat e mureve té WC të godinës madhështore!

Politika pasi u kthye në lojë polici – hajduti, tani u bë cështje stilesh arkitekturore.

Kësaj i them opozitë estetike unë!

Për këtë paguhet nga taksat tona të majme, uh sa të majme! Si rrogë deputeti!

Duartrokitjet më të zjarrta!

Pse nuk hap edhe një studio imobiliare për shitje banesash, marrje – dhënie banesash me qera, kabinet avokatie, studio arkitekture, gjithcka!

Ka fituar miliona përkrahës në të gjithe botën si opozita më arkitekturore e planetit!

Hajde arkitekt (e) hajde!

Bravooooo!

Zjarr Tv Ad