“Kulla pas TKOB, spostim i vëmendjes nga inceneratori”, Tedi Blushi: Rama ecën me moton ‘1 pallat, 1 votë’

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për sekuestrimin e inceneratorin e Tiranës nga SPAK dhe ndërtimin e kullës pas TOKB-së.

Blushi u shpreh se kulla në qendër të Tiranës është spostim i vëmendjes nga afera e inceneratorëve, teksa shtoi se kryeministri Edi Rama po ecën me moton ‘1 pallat, 1 votë’.

“PL-ja ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zbardhjen e kësaj afere. Është një aferë e përmasave të mëdha. Prej më shumë se dy vitesh janë depozituar në SPAK të gjitha dokumentet në lidhje me inceneratorin. Pronar real nuk është Zoto apo Mërtiri, por Rama, Veliaj dhe Engjëll Agaçi. Këta të fundit janë përgjegjësit dhe ideatorët e kësaj afere. Në vlerësimin tonë, këta janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve, pasi janë ata që kanë përfituar.

Në lidhje me sekuestrimin, është lajm i mirë edhe pse i vonuar, por nuk duhet theksuar se afera vazhdon. Më e rëndësishme për momentin janë taksat e qytetarëve që po shpërdorohen, të cilët janë duke paguar ende për një shërbim që nuk kryhet. Veliaj ka dhënë miratimin e tij për inceneratorin pa miratimin e Këshillit Bashkiak. I gjithë dëmi është 1 miliard euro, pra 4-5 herë më shumë seç është publikuar. Veliaj duhet të merret si i pandehur. Nuk ka shqiptar që beson se kjo aferë kriminale është vënë në funksion nga Arben Ahmetaj. Kjo aferë nuk mund të vihej në lëvizje pa vendimmarrjen e Ramës dhe këtë e ka konfirmuar dhe Ahmetaj. Kjo provohet edhe nga dokumentet”, tha Blushi.

Zjarr Tv Ad