‘Kulmi i sezonit turistik dhe bregdeti i jugut pa drita’/ Vasili: Vetëm kur shkon Rama ja bëjnë dermanin!

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një postim të tij shkruan se që nga dita e djeshme në Jal dhe Vuno nuk ka drita.

Vasili shton më tej se në kulmin e sezonit turistik bredeti i jugur po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike.

Postimi i Vasilit:

Në Jal dhe Vuno, që dje pa energji elektrike.

Kulmi i sezonit turistik dhe Bregdeti i jugut përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike.

Dhe thonë këta karagjozet e qeverise kemi marrë të gjitha masat na dhe del Ministri i Brendshem takon turistet e huaj nëpër porte e aeroporte.

Turistet duan kushtet minimale nuk duan selfiet e ministrave të Ramës.

Po ky Rama ka ndonjë gjë për të thënë, apo kur shkon ai në bregdet ja bëjnë dermanin dritave.

Këta janë vetëm për llafe, për propagande dhe për gënjeshtra se punës i vijnë anash.

Kësaj mrekullie të perëndisë si Jali as dritat nuk ja shpien.

Zjarr Tv Ad