“Kutia e Fundit”, pas 10 vitesh rikthehet në ekran programi i preferuar i shqiptarëve: Do ta rinisim lojën aty ku e lamë…

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E sigurt që të gjithëve ju ka ngulitur para ekranit emisioni “Kutia e Fundit”, ku çdo ditë njerëz të ndryshëm bëheshin pjesë e lojës me para dhe dhurata. Ky program i drejtuar nga Enkel Demi u bë mjaft i famshëm dikur dhe pas 10 vitesh mungesë një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë “adhuruesit” e këtij formati.

Me disa ndryshime të vogla “Kutia e Fundit” pas 10 vitesh do të rikthehet në ekranin shqiptar. Dikur transmetohej në “Tv Klan” tani do të vijë me risi në ekranin e ABC nga Enkel Demi dhe Edi Oga. Regjistrimet për të qenë pjesë e programit do të bëhen të premten me 30 Korrik, në orën 18:00 pranë televizionit ABC.

Jemi vetëm pak javë larg rikthimit të një legjende televizive… Do ta rinisim lojën aty ku e lamë 10 vite më parë, me bamirës Kel Demin, i cili do të përpiqet t’ju bëjë “të pasur” dhe me mua, që do të bëj çmos që të qëndroni “të varfër”! Nëse ti vetë apo të afërmit/miqtë tuaj duan të provojnë aftësitë e tyre për të marrë maksimumin, ejani na takoni në ish-kinostudio, tek 2A, të Premten 30 Korrik, ora 18.00! , shkruan Oga në postimin e tij në “Facebook”.

Zjarr Tv Ad