“Kuvendi i PD-së do i japë formë partisë”, Zekthi: Bardhi s’ka nevojë për ftesë, nuk ecet para me inat

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në ditët në vijim.

Zekthi u shpreh se Kuvendi i PD-së do përpiqet që t’i japë formën strukturës së kësaj partie, duke “mishëruar mishërohen vlerat serioze të një politike që e do vendin”.

Sipas tij PD nuk ka qenë një alternativë serioze për qytetarët deri tani, ndërsa shtoi se nuk ka pasur as vizion afatgjatë ose bosht ideologjik.

Sa i takon deputetëve krahë Gazment Bardhit dhe atij vetë, ai u shpreh se ky i fundit nuk ka nevojë për ftesë në Kuvendin e PD-së pasi është Sekretari i kësaj force politike dhe është i ftuar vetvetiu edhe pse ka pikëpamje të ndryshme.

“Kuvendi do përpiqet të formësojë strukturën e kësaj partie që për herë të parë të kemi një PD nga A në Zh, ku të mishërohen vlerat serioze të një politike që e do këtë vend. Deri tani PD nuk ka qenë një alternativë serioze për qytetarët. PD nuk është përpjekur për një vizion afatgjatë kohët e fundit. Ka hyrë në krizë prej vitit 2009 ku u bë një parti pa bosht ideologjik, por e bazuar në interesat e pushtetit.

Elita e partisë qëndroi në vend dhe u korruptua moralisht e ideologjikisht. Basha ka përgjegjësinë e tij pa dyshim. Ai ka operuar në vijimësinë e rrugëtimit të PD prej vitit 1991. Mendoj se duhet të bënte disa ndryshime, por ka respektuar atmosferën që ka gjetur aty.
Unë kam vlerësim për të gjithë deputetët, Bardhi, Tabaku, etj.

Unë kam pikëpamjen time se ajo që ka bërë Bardhi është e palogjikshme, por kjo nuk e bën atë jo deputet të PD-së. Ai është i ftuar se sot është Sekretari i Partisë, nuk ka nevojë për ftesë. Ai duhet të mbrojë pikëpamjen e vetë dhe të kuptojë se nuk ecet para me inat”, u shpreh ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad