Kuvendi s’e njohu në krye të Grupit të PD, Flutura Açka braktis mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Flutura Açka, e deleguara nga Lulzim Basha për postin e Kryetarit të Grupit të Partisë Demokratike ka braktisur mbledhjen e Konferencë së Kryetareve.

News24 bën me dije se Açka është ftuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Medias, por kjo e fundit ka dashur të përfaqësojë PD-në si kryetari Grupi në këtë forum të rëndësishëm të Kuvendit.

Pasi Kuvendi ka njohur Gazment Bardhin në këtë funksion, mësohet se Flutura Açka është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Burime bënë më dije se Açka s’ka pranuar që ndërojë në mbledhje si kryetare e Komisionit të Medias dhe Arsimit, por ka kërkuar të ushtrojë postin e deleguar nga Basha, pra të përfaqësimit të Grupit të PD-së.

Zjarr Tv Ad