“U shkarkova sepse kisha mendim kundër”, Godole: PD as me Bashën, as me Berishën nuk i fiton dot zgjedhjet

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagoge Jonila Godole e ftuar këtë të mërkurë në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh mes të tjerash se pa një analizë, PD nuk mund të vijë në pushtet, as nga Berisha e as nga Basha, sipas saj.

“Unë jam shkarkuar nga Berisha, jam shkarkuar nga Basha, si çdo person tjetër që ka pasur një mendim ndryshe dhe që ka kërkuar një analizë dhe jo të ecet nga humbja në humbje duke mbyllur sytë.

Për fat të keq PD sot nuk është forcë fituese. Basha ka gjetur rrugën me të lehtë, ose duke dëgjuar Berishën, posë për arsye të tjera, ka zgjedhur t’i bëjë bisht garës. Mbase mund të sigurojë vend të dytë, por jo fitues”, u shpreh Godole.

Po ashtu ajo tha se lëvizjet që bëhen në PD janë vetëm arnime dhe se sillen rreth të njëjtëve emra.

“Lëvizjet që shoh aty janë vetëm arnime, të emrave apo poste që kanë qenë aty. Janë shumë të rrallë emrat që anë ardhur nga jashtë”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad