Plas bomba e madhe, ja dëshmia e pastrueses që fundosi ish-zyrtaren e qeverisë, Alda Klosi: “m’i la t’i fshihja”

0
4176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zyrtarja e kryeministrisë, Alda Klosi, u arrestua mbrëmë me një urdhër ndalimi nga prokuroria pas një dëshmie të gjatë nga pastruesja Rozeta Dobi.

49-vjeçarja ka rrëfyer para hetuesve duke thënë se ka parë shumë para gjatë kohës kur punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares.

“Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo.

Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga pastruesja ka dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.

Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, Klosi ka deklaruar se nuk kishte pasur sasi të mëdha parash.

Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime të përditshme.

Ndërsa, pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobit dhe djalit të saj ku u gjetën 120 mijë euro në banesë, në një deklarim të dytë, 3 javë pas vjedhjes Alda Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka pasur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në SHBA.

Më pas përgjimit ambiental të pastrues së djalit të saj pas arrestimit, policia zhvilloi sërish kontroll në banesën e pastrueses dhe në tubin e aspirimit iu gjetën mbi 400 mijë euro të tjera.

Klosi i ishte shprehur se paratë ishin të xhaxhait të saj që prej vitesh jetonte dhe punonte në SHBA, ku dhe vdiq pak ditë më parë, ndërsa familja e tij mohoi se ishin pronarë të parave.

Zyrtarja Alda Klosi në polici ka patur një tjetër version. Në dosjen hetimore, Alda Klosi ka deklaruar se ka bërë një bilanc të plotë të sendeve që ka patur, ndërsa për paratë thotë se ia kishte lënë nusja e xhaxhait bashkë me xhaxhain për t’ju kompletuar shtëpinë, pasi djalin e kishte me probleme.

Në listën e sendeve ajo ka renditur një mori unazash floriri, diamant, çantë Valentino e medaljon me Shën Mërinë. 

Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish-drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Zjarr Tv Ad