“Laku po shtrëngohet”/ Këlliçi: Veliaj ka shkarkuar disa punonjës në bashki

0
283
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i PD Belind Këlliçi ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook se kryebashkiaku Erion Veliaj ka hequr nga puna një sërë drejtuesish të Bashkisë Tiranë dhe ndërkohë po përgatitet për shkarkime të tjera bashkëpunëtorësh me të cilët ka vjedhur këto 8 vite.

Postimi:

Laku po shtrëngohet!

Nga burime të sigurta, sot janë flakur një sërë drejtuesish të Bashkisë Tiranë dhe ndërkohë po përgatitet fshesa e rradhës. Sado që banditi në krye të Bashkisë Tiranë tenton të shesë bashkëpunëtorët e tij me të cilët ka vjedhur këto 8 vite qytetarët e Tiranës, ai nuk ka shpëtim.

Zbardhja der në fund e aferës së Inceneratorit fantazëm të Tiranës, do të jetë përgjigja më e mirë për Erion Veliajn. Firma e tij e hedhur pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, e cila ndërroi fatin e koncensionit 30 vjeçar në landfillin e Sharrës dhe firma e tij në aneks kontratën e cila i hapi rrugën nisjes së pagesave, janë fakte të pamohueshme nga asnjë prokuror.
SPAK duhet ti shkojë der në fund vjedhjes së shekullit.

Zjarr Tv Ad