Shuhet ish-zëvendësministri dhe ish-kryetari i PD Durrës

0
745
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edmir Kapidani, ish-zëvendësministër i Arsimit në qeverinë demokrate dhe ish-kryetar i PD-së Durrës, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i PD-së, Sali Berisha i cili shpreh ngushëllime për humbjen e Kapidanit.

Në një postim në FB, Berisha shkruan:

Edmir Kapidani mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Edmir Kapidani njëri nga veprimtarët më të shquar të Partisë Demokratike të Degës Durrës, ish kryetari i saj në tre mandate edhe në periudhat më të vëshira të saj, anëtar i forumeve qëndrore të kësaj partie, ish zëvendësministër i arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë.

Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Ai ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndihmesën e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit që do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë. Unë lutem së bashku me ta, që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=951962519618184&set=a.410135063800935&type=3&ref=embed_post

Zjarr Tv Ad