Lame: Punonjësit në Kadastër më kanë kërkuar rritje rroge, kjo tregon se ka ulje të korrupsionit

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare për Antikorrupsionit, kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka treguar se niveli i korrupsionit në institucionin që ai drejton ka rënë.

Këtë deklaratë të tijën, Lame e ka forcuar edhe me një argument duke treguar se punonjësit e Kadastrës kanë kërkuar rritje rrogash.

Sipas tij kjo është shenjë që në Kadastër ka rënë korrupsioni, pasi kohë më parë punonjësit e hipotekës nuk e kërkonin rrogën për shkak të rryshfetit të lartë.

“Vetë ritmi i punës nëpërmjet sistemit nuk të lë kohë për ta thirrur, për ti thënë hajde te kafja, për ti thënë të shkojmë atje, të takohemi, mesazhi e gjithë të tjerat. Vec rritmi i punës nëpërmjet sistemit e përmirëson gjënë.

Ajo që i vë kapakun dhe që e kam vënë re këto ditë te fundit dhe që ma kujtoi Blendi Gonxhe me thënë të drejtën me të cilin ka 22 vite që nuk na ndan fati, herë bashkohemi, herë ndahemi, por jemi gjithmonë në krah të njeri tjetrit, është fakti që në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurtë e uljes së korrupsionit. Në qoftë se për doganierët dhe punonjësit e Hipotekës dikur thuhej “po pse ka edhe rrogë”, fakti që tani po bëjnë presion për rritje rroge tregon që është ulur shumë indeksi i korrupsionit”, u shpreh Lame.

Zjarr Tv Ad