Leksioni që dha Prishtina zyrtare gjatë dhe pas sulmit terrorist në Banjskë meriton një faqe të ndritur në Historinë e Kosovës

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Avni Ponari

Shpeshherë nuk është e lehtë të përshkruash siç duhet një ngjarje që parandalohet pa ndodhur por leksioni që dha Prishtina zyrtare gjatë dhe pas sulmit terrorist në Banjskë meriton një faqe të ndritur në Historinë e Kosovës

As më shumë dhe as më pak, trupa militare të mirëpërgatitura ushtarakisht dhe të drejtuara e të mbeshtetura fuqishëm nga Beogradi zyrtar, donin të realizonin nje kryengritje “gjoja popullore” e për të shpallur më pas një “Republika Srpska” në veri të lumit Ibër.

Një republikë e tillë, brenda territorit të Republikës së Kosovës, do të tejkalonte për nga rrezikshmëria edhe planin e dështuar dhe anti-shqiptar për (shkëmbimin) e territoreve shqipetare.

Vetëmohimi, largpamësia dhe zgjuarsia e Prishtinës zyrtare parandaloi një ngjarje që historia nuk do ta falte kurrë.

Zjarr Tv Ad