“Letra e Fredi Belerit nga burgu nuk është shkruar prej tij”, Artan Hoxha flet për herë të parë, ja cili ishte qëllimi i atij shkrimi

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë se letra e Fredi Beleri nga burgu nuk është shkruar prej tij.

Sipas Hoxhës, qëllimi i asaj letre ishte më tepër që ta dëgjonin ndërkombëtarët në Tiranë. E njëjta gjë, u shpreh Hoxha, mund të thuhet edhe me banderolën e shpalosur në Himarë ku kërkohej lirimi i Belerit, e shkruar as në shqip e as në greqisht, por në anglisht.

“Pashë atë letrën e Belerit sot…E kemi parë në media që nga 2000 Belerin, kur shkaktonte trazira në Himarë, sot Himara trazohet nga Beleri. E dimë pak a shumë edhe formimin dhe mënyrë si artikulon, sa bagazh ka. Ajo letra duket që ishte shkruar nga një mendje më e hollë, më dinake se e Belerit. Ajo letër ishte më tepër që ta dëgjonin vendet e BE, ndërkombëtarët, zyra e OSBE dhe BE në Tiranë. Po ta vije re edhe banderola e sotme në Himarë nuk ishte as shqip, as greqisht, ishte anglisht. Për ta treguar si një shkelje e rëndë që Shqipëria po u bën të drejtave të njeriut në zonën minoritare të Himarës, që nuk është e vërtetë, se nuk është zonë minoritare dhe Beleri është një person që është kapur duke blerë vota. Ka video që unë e kam, por s’mund ta publikoj se prish hetimin”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad