“Letra nga ferri”, Blendi Fevziu publikon foton e vjetër të kryeministrit me Spartak Ngjelën

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë në rrjetet sociale një foto të vjetër ku shfaqet kryeministri Rama dhe avokati Spartak Ngjela.

Fotoja mendohet të jetë shkrepur në vitet 1992-1993 në kryeqytet, pak kohë pas krijimit të gazetës së parë të pavarur në Shhqipëri, atë të Koha Jonë.

Fevziu shkuan se në fillim të viteve ’90, Spartak Ngjela dhe Edi Rama nisën të botonin në gazetë një seri artikujsh që titulloheshin “Letra nga ferri”.

Sipas gazetarit letrat e shkruara nga kryeministri dhe avokati ishin një satirë për shumë nga personazhet e konvertuar të fillim të demokracisë dhe një tallje me provincializmin që nisi të shpalosej kudo.

“Diku nga fillimi i viteve ‘90 – te, Spartak Ngjela dhe Edi Rama zbuluan nje pasion te ri. Ata nisen te botojne ne gazeten Koha Jone nje seri artikujsh qe titulloheshin “Letra nga ferri”. Ideja ishte qe Enver Hoxha, ne ferr, nis te dergoje letra pas pas letrash ku linte porosi c’te behej me vendin tani qe kishte ardhur demokracia.

Letrat ishin nje satire per shume nga personazhet e konvertuar te fillim demokracise dhe nje tallje me provincializmin qe nisi te shpalosej kudo. Foto me siguri eshte shkrepur ne vitet 1992 – 1993 ne Tirane. Nuk dihet se cfare mund te shkruhej tani tek “Letra nga Ferri”…” shkuan gazetari i njohur.

Linku i postimit të Bendi Fevziu:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=6695511543862527&set=a.249627321784347&type=3&ref=embed_post

Zjarr Tv Ad