Letra prekëse e saj e bëri që ta quaj prind…

0
6

Kam dëgjuar shumë histori ku shtriga është vjehrra dhe rrëmujaxhiu është vjehrri. Nëna ime më thoshte gjithmonë mos të ndërhyj në çështje që nuk më takojnë dhe nëse do më bjerë rasti të jetoj me prindërit e burrit, duhet thjesht ti respektoj por të mos lejoj kurrë të më përulin.

Nuk e mendoja kurrë se do të shkruaja këtë letër dashamirëse dhe jam me fat që jam ndër disa që ndjehet e respektuar dhe e lumtur. Edhe pse më vjen keq që akoma nuk të kam plotësuar dëshirën për një djalë në familje.Edhe pse ju jeni prindërit e burrit tim, kam filluar t’ju shikoj si prindër të dytë. Që kur isha e dashuruar me djalin tuaj, ju na hapët dyert mes vështirësive na ndihmuat, respektuat dhe kurrë nuk e keni përmendur këtë gjë. “Zoti thotë se duhet të ndihmosh pa u ndjerë superior dhe arrogant”, këtë frazë e kam të fiksuar nga një telenovelë turke.

Më kujtohet sa nervoze isha kur ju takova herën e parë, kisha vendosur një mburojë me mendje dhe prisja sulmin. Por në u futëm aq thellë në biseda sa u ndjeva si njeri i familjes.

Madje harrova për pak kohë se pikërisht ju do ishit vjehrri dhe vjehrra ime. Gjerat nuk ecën dhe aq mirë për mua pasi u sëmura dhe u largova nga puna si infermiere. Dhe më keq akoma kjo ndodhi vetëm 6 muaj pas martesës që na e realizuat ju me shpenzimet tuaja.Isha shumë e sëmurë dhe erdhët aq shpesh në spital sa kur vonoheshit me dukej sikur ju ka ndodhur diçka dhe me kapte ankthi. Sa herë më keni sjellë buzëqeshjen në fytyrë…

Isha shumë e lumtur kur mbeta shtatzënë me Peterin, djalin tuaj. Por fatkeqësisht e humba dhe ti vjehrrë e dashur u mbështete në krahët e mamit tim dhe qaje më dënesë, më pas më këshilloje që të shërohesha sa më shpejt.

Ngela shtatzënë përsëri dhe ti s’më lije rehat, më vendosje pambuk në bark që fëmija të rrinte ngrohtë, ishte një praktikë e lashtë që e mësove nga të parët e tu.

Falënderoj zotin sepse në korrik të vitit 2005, vajza jonë e bukur Maria lindi. Trishtimi më ndoqi sërish pasi fëmija u sëmur dhe po luftonte me jetën vetëm një javë pasi lindi.

Ti qëndroje në dhomën e pritjes për 24 orë dhe s’kishte njeri që mund të të lëvizte nga aty. Ajo u shërua dhe më lumturinë më të madhe shkuam të pagëzonim.

Ishte kaq emocionuese… Pas një kontrolli pas disa muajsh un, Peteri dhe Maria po vinim në shtëpi, hapëm derën dhe ti kishe përgatitur gjithçka, drekën, kishe bërë punët, kishe blerë dhurata për Marian e gjithçka tjetër. Më bëje të ndihem krenare aq herë sa dilje me mamin tim për kafe, ju shikoja nga larg kur vinit drejt shtëpisë dhe emocionohesha.

Nëna ime humbi jetën dhe ti më qëndrove pranë dhe tani e them me plot bindje se je një nënë e dytë për mua. Po e mbyll këtë letër me një surprizë për ty.. Jam shtatzënë, në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe ……është djalë.