Lezhë, nxirret pas 12 ditësh trupi i peshkatarit që u mbyt në Drin

0
11

Agim Zeqja, 54 vjeç, u nxor nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku ishte mbytur.

“Sot, rreth orës 11:00, pas kërkimeve intensive nga polumbarët e Renea-s, forcat policore të Lezhës dhe ato të Kufirit, u gjet në afërsi të grykëderdhjes së lumit Drin në det, trupi i pajetë i shtetasit A.Z. 54 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili dyshohet të jetë mbytur më datë 28 Janar 2019 në lumin Drin në Ishull Lezhë”, sqaron policia.

Peshkatari u zhduk pasditen e 28 janarit në ujërat e lumit Drin.