Llumi i kafesë bën çudira

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse kënaqeni duke  pirë kafe  turke ,mos e hidhni llumin e kafes e cila  mbetet në fund  të filxhanit ,por  përdoreni  për  disa  gjëra  shumë praktike  dhe  të dobishme.

Asgjë mos  hidhni  poshtë.

Nëse keni menduar  se  pasi  të  keni  pirë kafen  duhet  patjetër  të lani  llumin nga  fundi  i filxhanit apo xhezves, mashtroheni.

Ja si ta përdorni ?

Freskues i lokalit

Lëreni llumin e kafes  në një enë dhe  vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshëroni të eleminoni aromat e pakëndshme.

Mjet për pastrim

Nëse  enët ju  janë bërë shumë të palara  ,llumi i kafes do t’ju zgjidhë problemin.

Fërkojeni  në enë të cilën  doni ta pastroni  ,por kujdes që të mos e thithë ngjyrën.

Maska për flokë

Fërkojeni llumin në flokë para se t’i  lani me shampo  dhe  lëreni  pak të qëndrojë dhe  pastaj lajini me  ujë.

Pleh

LLumi i kafes i përzier me ujë është i shkëlqyeshëm për  ushqimin e herë pas hershëm të dheut të luleve  shtëpiake .

Zjarr Tv Ad