LSI ‘dhëmb më dhëmb’ me Ramën. Këto janë punësimet politike të PS-së në Delvinë

0
608
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas denoncimit ë kryeministrit Edi Rama, të disa punësimeve politike në Bashkinë e Delvinës, nga ana e Lëvizjes Sicialiste për Integrim, ka reaguar edhe kjo e fundit.

Ka qenë kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj, e cila në përgjigje ndaj akuzave të Ramës, ka publikuar listën e të punësuarve politikë të Rilindjes në Devoll dhe Sarandë.

Sipas parimit të hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindasit po thërrasin kape rilindasin. Kush e kush të gënjejë e shpif sa më shumë. Por nuk ka shpifje e gënjeshtër të që mbulojë bëmat e tyre. Ashtu siç ka bërë përgjatë gjithë kësaj fushate, kryetari rilindas nuk ka folur asnjëherë për punën dhe bilancet e tij, ashtu po vazhdon me dhunën e presionet e të gjitha llojeve kundrejt qytetarëve të thjeshtë, simpatizantë të LSI-së. Meqenëse kryetari i Rilindjes nuk pati as kurajën e as guximin të thotë të vërtetën, po ju bëj të njohur rrjetin nepotik të emërimeve familjare të rilindasve të tij në Sarandë”, – tha Mehmetaj, duke renditur më pas emrat.

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë

Blunilda Meliqi ose Merxhani përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë;
Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;
Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;
Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;
Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;
Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;
Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;
Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;
Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;
Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;
Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë

Zjarr Tv Ad