Luçiano Boçi: Pse rikthimi i Bashës në PD është një “gabim i trashë”

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçano Boçi e cilëson një gabim të trashë rikthimin e Bashës në krye të PD.

Në një intervistë për Euronews Albania, Boçi u shpreh se në PD kemi ende një gjendje juridike të pazgjidhur pasi zyrtarisht Basha ende nuk është çregjistruar në gjykatë si kryetar.

“Një ish-drejtues duhet të marrë në konsideratë arsyen e një rezultati politik, një nga arsyet e humbjes së PD në zgjedhje është edhe mënyra e sjelljes së tij politike. Është gabim i trashë se kemi një gjendje juridike të pazgjidhur të PD. Ka falsitetin brenda, e zëmë se fiton Gjergj Hani, sot juridikisht si do regjistrohet, kush do ta regjistrojë dhe ku do të regjistrohet. A është dhënë dorëheqja nga Basha. Juridikisht Basha s’e ka dhënë dorëheqjen, ai rezulton kryetar. Çështja është në gjykatë, është në diskutim juridik të pavendosur”, tha Boçi

Zjarr Tv Ad