Luiza Gega nderohet nga presidenti Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”

0
6

Rekordmenja shqiptare, Luiza Gega është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”. Ceremonia e dekorimit të Gegës u bë në ambientet e Presidencës nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare, Luiza Gega. Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithe ne! Atletika, shumë e rëndësishme për të gjitha sportet e tjera! ” shkruan Meta.