Luizi ndihet i vetmuar pa të në shtëpi, Efi i dërgon mesazhin e fortë nga jashtë (foto)

0
611
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas eliminimit të Efit Luizi ka filluar të ndihet i vetmuar në “Big Brother VIP”. Kjo pasi ajo ishte kthyer në krahin e tij të djathtë brenda shtëpisë.

Së fundmi, gjatë një bisede me Kiarën, Luizi është shprehur se loja është bërë e vështirë pasi ka 8 banorë kundër. Pas deklaratës së tij ka reaguar dhe Efi nga jashtë.

Ajo ka publikuar në Instastory një postim mbështetës për shokun e saj. “Nuk je kurrë vetëm kur qëndron pranë të vërtetës, sepse e vërteta është gjithmonë me ty”, shkruhet në postim, teksa Efi ka shtuar: Mirëmëngjes vetëm Luizit!

Gjate mbremjes se djeshme teksa produksioni u kishte vendosur disa kenge ritmike banoreve te shtepise me te ndjekur te shqiptareve, BBV2, ka pasur edhe nje moment te vecante teksa Olta ka provokuar Luizin…

Pasi kane pire dhe kane diskutuar me tone te qeta dhe kane shtyre sfiden e tyre per ne fund, e ulur ne divan, Olta me pas ka pare Luizin teksa kercente me Kiaren dhe i ka thene: “O Luiz, mos u shperqendro.

Je shperqendruar shume keto kohe. Mbaje perqendrimin. Shiko si je dobesua, sduhet te dobesohesh se ke rene ne dashuri. Aman se te dua te fort per sfiden dhe jo keshtu te dobet se ska lezet”.

E ndersa Kiara degjonte por nuk kthente, Luizi e ka kthyer: “Do dobesohem se shendoshem prap kur te dal. Po shume mire qe e kam humbur nga dashuria…”

Kujtojme qe neser eshte Prime dhe ne votim kane dale thuajse te gjithe dhe pritet qe te jete nje tjeter nate e rendesishme dhe me plot pritshmeri, sepse ne skenen e programit me Arbanen dhe te ftuarit e zakonshem do te jete edhe Efi.

Pikerisht Efi pritet qe te nxjerre shume nga goja e saj dhe te thote te verteta qe aty brenda nuk i thoshte. Ajo madje ka pasur edhe nje grindje me motren e Oltes jashte shtepise…

Zjarr Tv Ad