“Luli është si Aleks Xinxa, thotë unë jam kryetar”/ Salianji: PD të rikonceptohet

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur rreth zhvillimet më të fundit në vend, duke u ndalur tek goditjet e SPAK, dhe gjithashtu tek situatë në PD. Gjatë një interviste në News24, Salianji tha se me të gjithë skandalet që kanë përfshirë vendin qeveria duhet të kishte rënë, duke shtuar se është pro protestave.

“Në raportin e DASH Shqipëria cilësohet si vend burim i drogave të forta dhe drejtësia duhet inkurajuar për t’i dhënë fund kriminalitetit. Por nuk duhet ndalur vetëm tek ata që shihen se janë pa mbështetje politike. Na duhet një gjyqësor i pandikuar tek politika. Inkurajoj SPAK ti shkojë hetimeve deri në fund dhe të mos jetë selektiv”, është shprehur Salianji.

Sa i përket situatës në PD, Salianji e ka konsideruar Lulzim Bashën si “Aleks Xinxa” që thotë se unë jam kryetari. Sipas tij, opozita duhet të rikonceptohet, ribëhet, qoftë në komunikim publik qoftë në terren.

Pjesë nga intervista:

SPAK po godet majtas?

Salianji: Është një perceptim i ngritur nga propaganda e Partisë Socialiste. Kemi parë që struktura e posaçme antikorrupsion vepron pasi janë larguar nga qeveria. Efekti kryesor që ka drejtësia është efekti parandaluar. Duhet goditur korrupsioni në pushtet dhe mund të ndahet tek figura majtas apo djathtas, drejtësia duhet të ndërhyjë aty ku shikon paligjshmëri.

Inceneratori i Tiranës dhe sekuestrimi nga SPAK?

Salianji: Hetimi duhet të kishte avancuar deri në nivelin e kryeministrit dhe elementë që kanë të bëjnë me vendimmarrje të caktuara ku qeveria nuk ka kapacitet për të kaluar 17 vendime në një ditë. Pra është e pamjaftueshme që gjithçka të përqendrohet tek dy personazhe. Mos të harrojmë që mbështetja politike për inceneratorët ka qenë e fuqishme.

Situata në PD

Salianji: E dimë që PD nuk është në ditët më të mira të saj, por nuk besoj që kjo e pengon në misionin e saj për të bërë opozitën e duhur dhe për të nxjerrë në publik të gjithë korrupsionin e qeverisë. Deformimi i vullnetit të zgjedhëse është ngjarja që duhet të marrë vëmendje. Unë e kam thënë që gabimet e PD kanë qenë të paimagjinueshme këtë e dimë.

Ku e gjeni veten duke nisur edhe nga seksioni i ri parlamentar?

Salianji: Grupi Parlamentar është një grup që funksionin, është i bashkuar përveç ndonjë rasti specifik. Nuk shoh problematikë që mund të lindë nga aksioni i opozitës në Parlament. Opozita ka funksionuar edhe jashtë duke bërë opozitë të fortë. Pra nuk e shoh si problem që personazhe të caktuar i shërbejnë qeverisë. Opozita reale mendoni se është Aleks Xinxa? Ka dalë një personazh që thotë unë jam kryetari. Luli është ai Aleks Xinxa. Qesharakëzim i personazhit. Qytetarët e shohin se ku është opozita dhe se kush lufton për të drejtat e tyre. Opozita duhet të rikonceptohet, ribëhet, qoftë në komunikim publik qoftë në terren. Qëllimi kryesor është për të rrëzuar regjimin.

Zjarr Tv Ad