Makina përplas këmbësorin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital…

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kalimtarë është goditur nga një automjet teksa po kalonte vijat e bardha në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë Hotel Turizmit.

Mësohet se i aksidentuari është dërguar në spitalin Rajonal të Elbasanit me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i mjetit që ka përplasur këmbësorin jo vetëm që nuk i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

 Informacion paraprak

Në lagjen “Kala” Elbasan, një mjet i pa idetifikuar ka aksidentuar një shtetas të pa idetifikuar, i cili u transportua në spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Grupi hetimor po punon per idetifikimin e mjetit dhe personit të aksidentuar.

Zjarr Tv Ad