Mamaja zbulon vathët e fshehtë të së bijës falë radiografisë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë e dimë se ka mjaft njerëz që fshehin vathët në pjesë të ndryshme të trupit nga prindërit e tyre.

Por një vajzë u ‘zbulua’ në mënyrë spektakolare: në sajë të një radiografie.

Sydney Allen, 20 vjeç, nga Clearwater, Florida , kishte bërë  vathë në thithkat e gjinjve të saj, në qershor, si dhuratë ditëlindjeje nga motra e saj.

Ato vendosën të mos i tregonin nënës së tyre, pasi ajo është “pak konservatore ndaj këtyre gjërave dhe urren tatuazhet e vathët e tepërt”.

Sidney thotë për Buzzfeed News: “Meqë zakonisht mbaj veshur këmishën time, mendova se do të ishte një sekret shumë i lehtë për të mbajtur”.

Për fat të keq, gjithçka ndryshoi kur ajo shkoi për një radiografi rutinë me rreze X dhe mori me vete nënën e saj.

Ndërsa Sydney ka syringomyelia , një simptomë e rrallë që mund të krijojë ujë në palcën kurrizore,  mjekët duhet t’i bëjnë radiografi me rreze X.

Por, Sidney nuk e dinte se rrezet X i tregojnë të gjitha metalet. Ndaj, kur doktori i dha grafinë, dy vathët ishin shumë të qartë.

Mamaja e saj ishte “dukshëm e mërzitur”, duke thënë: “Do ta diskutojmë më vonë.”

Por për fat të mirë, ajo tani ka pasur kohë për t’u mësuar me këtë ide.

Sydney vazhdon: “Fillimisht u tmerrova kur doli grafia, por më pas mendova se mamaja do ta mirëkuptonte, duke qenë se askush nuk mund t’i shohë nëse unë nuk ia tregoj.”

“Tani mamaja qesh me atë pamje.”, përfundon Sydney.

 

Zjarr Tv Ad