‘Mandati i ndryshimit u vodh’/ Këlliçi: Do paraqesim provat si u manipuluan zgjedhjet

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi dhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, e nisi intervistën e tij me një falenderim për të demokratët dhe qytetarët, pasi kam marrë një numër të lartë votash nominale.

Sipas Këlliçit, mandati i ndryshimit u vodh nga partia-shtet, e cila u involvua si asnjëherë më parë për të bërë vota për PS, ku me shantazhe, ku legalizime dhe ku me shit-blerje direkte të votës.

‘I jam pafundëisht mirënjohës votuesve të rinj dhe qytetarëve, pasi kam marrë një numër të lartë votash nominale. Fokusi kryesor i yni ka qënë vota për Partinë Demokratike, më interesonte vota për subjektin politik, pasi alternativa ajo ishte, programi ynë për ndryshim.

Dhe jam mirënjohës demokratëve dhe qytetarëve të Kombinatit, Unazës së Rë, Vaqarrit, Pezës Ndroqit dhe Kasharit, që na dhanë 10 mije e 200 vota për PD. Kemi pasur rritje të PD në këto zona te 85 përqind. Kemi bërë gjithcka dhe qytetarët na kanë përkrahur masivisht. Por makineria që ishte përballë , parti-shtet ka qënë më funksionale dhe eficente se kurrë për blerjen e votës.

 

Në kombinat nuk kam pasur përballë Belinda Ballukun, por Ministrinë e Transporteve Energjisë dhe Infrastrukturës. Në cdo lagje ishte një drejtor agjensie që mbulonte territorin.

Ditën e djeshme është bërë publike grupi i ëhat’s up, të zonjës në fjalë, e cila shpërndante legalizime pa të keq, ku ka pasur tetë vite për të dhënë legalizime dhe për të hedhur ndonjë karrocë asfalt.

Në muajn e fundit të fushatës, shihje fadroma që hidhnin asfalt elektoral. Shihje drejtorët që shantazhonin qytetarët. Kam kallzuar në SPAK Gentian Myrton si hajduti i pronave në njësinë administrative të Vaqarrit. Dhe nuk u morë asnjë masë. Problemi më i madh i shoqërisë tonë sot  është pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë të shtetit’, u shpreh Këlliçi./SYRI.net

Zjarr Tv Ad