Manipulimi i Celibashit me pjesëmarrjen në zgjedhje

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri

Ka një kleçke tek kjo puna e pjesëmarrjes që raportohet. Këtë vit KQZ raporton pjesmarrjen në kohë reale për një numër shumë më të madh qendrash votimi se në vitin 2021.

Psh pjesëmarrja 23.2 për qind që raportohet deri në orën 13 është për 2640 qendra votimi nga 5213 qendra votimi që janë në total në të gjithë vendit. Për të njëjtën orë në vitin 2021 raportohej pjesmarrja vetëm për 84 qendra votimi nga 5213 në total.

Me pak fjalë, krahasimi i pjesmarrjes në këto zgjedhje me ato të 2021 mund të jetë keqinformues. Në këto kushte ka një metodë më të mirë për të vlerësuar se cfarë po ndodh me pjesmarrjen.

Sipas KQZ, në vitin 2021 e kishin emrin në listat e votimit 3 milionë e 588 mijë vetë. Nga këta votuan deri në mbyllje të procesit 1 milionë e 662 mijë vetë.

Sipas KQZ në vitin 2023, deri tani në 2640 qendrat për të cilat raportohen të dhënat kanë votuar 440 mijë vetë nga 1 milionë e 898 mijë vetë që kanë emrin në lista. Nëse e shumëzon me 2, pra po të supozosh që edhe në 2600 e qendrat e tjera për të cilat nuk raportohen të dhëna është pak a shumë e njëjta pjesmarrje, atëherë rezulton se deri në orën 1 të kenë votuar 880 mijë vetë në të gjithë vendin.

Me pak fjalë pjesëmarrja është kokë më kokë me vitin 2021 dhe nëse do të ruhet ky trend ka mundësi që shifra këtë herë të jetë edhe me e lartë. Ndaj ai krahasimi mund të jete pak keqinformues.

Zjarr Tv Ad