Zgjedhjet vendore / Tre orë nga mbyllja e QV-ve, ja sa kanë votuar deri tani

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Procesi i votimit në zgjedhjet vendore është shoqëruar prej mëngjesit me problematika të shumta. Nga defekti i pajisjeve elektronike deri te raportimet për presione dhe pjesëmarrje të personave të paautorizuar.

Gjithashtu, pjesëmarrja në votime mbetet përgjithësisht e ulët. Teksa kanë mbetur edhe tre orë nga mbyllja e qendrave të votimit, pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 29,51%.

Krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2021, kur pjesëmarrja në votime deri në orën 3 të pasdites ishte 38.6%, gati 10 % më e lartë.

Në total, deri në orën 15:00 kanë votuar 550,812 nga 1,866,477 votues.

Zjarr Tv Ad