Manjani del me deklaratën e fortë për Bashën: Këto fjalë as Edi Rama nuk ja ka thënë ndonjëherë Berishës

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas paralajmërimit të Lulzim Bashës se do ta përjashtojë Berishën pas 11 dhjetorit. “Berisha palë me kri min, përjashtohet pas 11 dhjetorit”, tha dje Basha. Manjani shkruan se këto fjalë Berishës nuk ia ka thënë ndonjëherë as Edi Rama.

“Këto fjalë as Edi Rama nuk ja ka thënë ndonjëherë Sali Berishës. I ka thënë plot të tjera, por jo këto. Rama dhe Berisha, si kundërshtarë të hekurt me njëri tjetrin, nuk ja përtojnë kollaj fjalëve, por nuk thonë gjëra që si ha njeri. Luli, pjella politike, i thotë fjalët qesim dhe me një ligësi të pashoqe.

Ndoshta, dyshim i arsyeshëm ky, edhe andej nga amerika fjalët e liga të Lulit kundër Berishës, mund të kenë “ngjitur” më shumë!? Fjalët e tëndit ngjisin më shumë se të kundërshtarit… Ndoshta! Dyshim është, por dukshëm doktori ka patur shejtanin në djep…”, shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad