Manovra të rrezikshme mes pushuesve me motorë uji, gjobë drejtuesve

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Manovra të rrezikshme mes pushuesve me motorë uji, gjobë drejtuesve

Policia Kufitare bllokon dy motorë uji, të cilët kryenin manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve.

Pas njoftimit të marrë nga pushuesit se dy motorë uji po kryenin manovra të rrezikshme lundrimi duke rrezikuar jetën e plazhistëve, Policia Kufitare e Durrësit menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e dy motorëve të ujit.

Në përfundim të veprimeve dy drejtuesit e motorëve të ujit, shtetasit S. Xh. dhe S. J., janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 100 000 të reja lekë secili, për Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm. #Siguriajuajprioritetiynë

 

Zjarr Tv Ad