Tiranë, shoferët tentojnë të korruptojnë policët rrugorë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Policia e Tiranës ka arrestuar dy drejtues mjetesh, nën akuzën e “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia bën me dije se dy shoferët H. K., 43vjeç dhe K. C., 24 vjeç tentuan të korruptonin policët rrugorë.

“Drejtuesi e mjetit me iniciale H. K., 43vjeç, i cili në rrugën “Jordan Misja” po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh. Gjithashtu te sheshi “Karl Topia” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale K. C., 24 vjeç, i cili është konstatuar se nuk u jep përparësi këmbësorëve, drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, nuk kishte rregjistruar ndryshimet e pronësisë në afat, dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh”, – njofton policia.

Në të dy rastet efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, gjithashtu janë bërë procedurat administrative për kundravajtjet e konstatuara.

 

Zjarr Tv Ad