Marcelo është lojtari i Juventusit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajm bombë vjen nga Spanja, teksa raportojnë se Marcelo është lojtari i Juventusit. Në fakt kishte kohe që flitej kohët e fundit por menaxheri i Nikolas Taljafikos mbrojtësit të Ajax ka deklaruar.

“Kam informacione të sakta se klienti im është pjesë e listës së Realit të Madridit. Taljafiko është një objektiv i klubit spanjoll për këtë verë, sepse Marselo tashmë mund të quhet një futbollist i Juventusit. Marcelo është e vërtetë që ka kërkuar dhe do të largohet nga Madridi në fund të këtij sezoni për të zbarkuar në Torino.

Dhe Reali, pasi ia ka lejuar brazilianit që të hapë bisedimet dhe të gjejë akordin me Juventusin, ka kontaktuar Ajaxin për të marrë informacione mbi klientin tim, Nikolas Taljafiko, që shihet si pasuesi i Marselos. Taljafiko nuk ka klauzolë me Ajaksin dhe nëse Reali vjen me një ofertë konkrete, ne do të jemi të lumtur që të firmosim me madrilenët, pasi edhe Ajaksi na ka garantuar se nuk do ta frenojë në asnjë mënyrë klientin tim që të firmosë me një skuadër tjetër”, u shpreh menaxheri Rikardo Shliper.

Një lajm mjaft i mirë vjen për tifozët e Juventusit të cilët janë në ankth pas humbjes ndaj Atletico Madridit, dhe kualifikimi tashmë bëhet më i vështirë në ndeshjen e kthimit.

 

Zjarr Tv Ad