Marinarët rusë filmojnë një kallamar gjigant [Video]

0
737
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Marinarët rusë së fundmi kanë hasur në një kallamar gjigant, që mund të shihet në një video të postuar në YouTube.

Sipas “HuffingtonPost”, krijesa e kuqe e ndritshme me sa duket ishte duke bërë përpjekje të hajë peshkun të cilin marinarët i kishin vënë si karrem, por në momentet e fundit e kuptoi se bëhet fjalë për një kurth dhe në fund vendosi të zhytet në thellësi, transmeton zjarr.tv.

Llojet i saktë i species zyrtarisht nuk janë të konfirmuar, por kjo krijesë nuk duket të jetë mjaft e madhe sa për të qenë një kallamar i rrallë kolosal. Sigurisht se bëhet fjalë për një kallamar gjigant që është i afërt me atë kolosal.

Shfaqja e kallamarëve gjigant ndodhë shumë rrallë, por pjesa më e madhe e tyre zakonisht gjenden të ngordhur të nxjerrë në rërë nga valët e mëdha.

https://www.youtube.com/watch?t=41&v=7ZEN85kj2-s

Zjarr Tv Ad