Martin Leka kujton burgun me Fatos Nanon dhe Ramiz Alinë. Erdhi te qelia e më tha: ‘Erdhe mor rrugaç?’

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur, Martin Leka, ka ardhur me një rrëfim të ndjerë në rubrikën “Galeri” në “E Diell”.

Nga historia e vështirë e familjes me 9 fëmijë në fshatrat e Lezhës, tek vitet e demokracisë, sulmi ndaj gazetës “Koha Jonë” dhe burgosja ku ndante qelinë me Fatos Nanon, Leka shprehet se periudha e vështirë të vuajtjes së dënimit i duket sikur ka ndodhur dje.

“Në burg me ndërruan 3 herë qelinë. Dy ditët e para ndenja me Hajredin Celikun dhe Llambi Gegëpriftin. Pas dy ditësh bie dera dhe me thotë ‘erdhe rrugaç?’. Edhe iku. Ishte Fatos Nano. Isha në zonën ku ishte Fatosi, Nexhmija dhe Ramizi. Dy net i bëra me ata. Pastaj bie dera. Ishte Ramiz Alia. Më tha: ‘Erdhe të ma bëje intervistën këtu?’ Po, i thashë. Para se të arrestohej, isha tek ai për t’i bërë intervistë, por më tha ‘do ta bëjmë më vonë’”, tregon Leka.

Ndër të tjera, gazetari tregon edhe detaje për burgosjen e tij, që ka ndodhur vite më parë. Ai shprehet se para se të burgosej ka zhvilluar një bisedë edhe me Dritëro Agollin, ky i fundit e ka pyetur nëse do të dorëzohej apo jo.

“Burgosja më duket se ka ndodhur dje. Unë dhe Frangaj jemi burgosur si drejtues të ‘Koha Jonë’. Në 21 janar para 30 vitesh botova një shkrim në ‘Koha Jonë’ që bashkë me faksimilen e ministrit të Brendshëm të asaj kohe urdhëronte heqjen e armatimit personal të oficerëve. Në këtë shkrim thuhej se çdo oficer sot peshon 2 kg më pak. Unë isha në Gjadër, kishte ndodhur një vrasje dhe ma tregonte një oficer që kishte qenë i pranishëm në lokalin ku kish ndodhur vrasja. Dikush i tha ‘po ti që ishe këtu pse nuk ndërhyre me një të shtënë në ajër?’ Ai tha na i kanë hequr armët. Këtu ma kapi veshi dhe gjeta faksimilen. Ditën që do arrestohesha takova Dritëro Agollin dhe më pyeti ‘çfarë do bësh?’, do shkoj i thashë, do dorëzohem, ‘mirë’, më tha”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad