‘S’të vjen turp të pyesësh në ke marrë lekë?!’, Blendi Fevziu përplaset me gazetarin shqiptar në Shkup

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Furkan Saliu, gazetar shqiptar në Shkup, është përplasur dje me 4 gazetarët e ardhur nga Kosova dhe Shqipëria për marrjen e detyrës së Talat Xhaferit si kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut.

Saliu, ka akuzuar 4 gazetarët se po bëjnë propagandë për BDI-në, partinë e Ali Ahmetit dhe se në shërbim të tyre janë vënë mjetet e shtetit, si makinat dhe akomodimi dhe se janë privilegjuar në lozhën e parlamentit të Maëedonisë së Veriut, duke zënë vendin e ambasadorëve, ndërsa media vendase nuk është lejuar që të marrë pjesë.

Saliu ka shpërndarë në faqen e vet edhe një video ku pyet 4 gazetarët, se sa para kanë marrë nga autoritetet shtetërore për të bërë propagandë. Por, ndërsa Berat Buzhala, Adriatik Kelmendi dhe Baton Haxhiu, largohen duke qeshur, Blendi Fevziu ka replikuar ashpër me gazetarin nga Shkupi, duke i thënë që t’i vinte turp pse bënte pyetje të tilla, duke qenë gazetar i ri.

Trajtimi i 4 gazetarëve nga Kosova dhe Shqipëria është bërë çështje sot në Maqedoninë e Veriut.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) njoftoi se sot i ka dërguar një reagim dhe kërkesë për shpjegim për siç thonë, trajtimin joparimor të gazetarëve të huaj në Kuvendin e RMV, kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Jovan Mitreski.

Nga SHGM thonë se pas raportimeve nga gazetarët dhe sipas raportimeve të mediave gjatë ditës së djeshme, katër gazetarë janë privilegjuar nga shërbimet e Kuvendit në kurriz të gazetarëve dhe punonjësve të mediave vendase.

“Sipas kronikës së portalit Portali X, katër gazetarët e huaj janë vendosur të ulen në pjesën diplomatike të tarracës në sallën plenare dhe janë transportuar edhe me automjete zyrtare të Qeverisë gjatë vizitës së tyre”.

“Besojmë se deri më tani kjo nuk ka qenë praktikë dhe theksojmë se me veprime të tilla krijohet një precedent i cili mund të lë përshtypjen se dikush është i privilegjuar në kurriz të tjetrit në fushën gazetareske. Së paku, një trajtim i tillë nënçmon gazetarët e tjerë dhe krijon një perceptim se gazetarët e huaj ndikohen të raportojnë në favor të palëve të interesit vendas nga partitë politike në Kuvend, ndërsa trajtimi i pabarabartë i gazetarëve kontribuon në mungesën e transparencës dhe llogaridhënies”.

“Privilegjimi i disa gazetarëve ndaj të tjerëve nga shërbimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ngre shqetësime serioze për lirinë dhe integritetin e gazetarisë në vend. Një favorizim i tillë mund të rezultojë në raportim të njëanshëm, censurë dhe shtypje të zërave të larmishëm, duke kompromentuar përfundimisht të drejtën e publikut për të patur qasje në informacion të saktë dhe të paanshëm”, thonë nga SHGM.

Linku i videos së portalit Portali X:

https://www.facebook.com/watch/?v=1109859966870821

Zjarr Tv Ad