“Mazhoranca ka nisur operacionin e manipulimit të zgjedhjeve lokale 2023”, deputeti i PD: Ruspat, mesazh i qartë për t’iu nënshtruar

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka deklaruar se mazhoranca ka nisur operacionin e manipulimit të zgjedhjeve lokale 2023. Me anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh se në një kohë që të gjithë prisnin nisjen e një sesioni të parlamentar me një paket të mirëfilltë ndihme ndaj qytetarëve, qeveria nisi sesionin me plane të mirëkoordinuara për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme lokale që janë shumë shpejt.

Postimi i plotë:

🔴Mazhoranca ka nisur operacionin e manipulimit të zgjedhjeve lokale 2023.

📍Kur të gjithë prisnin që qeveria në niste sesionin e ri parlamentar me një paket të mirfilltë ndihme ndaj qytetarëve dhe jo me indeksime 300 leksha, ajo nisi sesionin me plane të mirëkoordinuara për të manipuluar zgjedhjet e ardhëshme lokale që janë shumë shpejt.

📍Të dashur qytetarë, ndërkohë që të gjithë vuanim pasojat e rritjes së çmimeve gjatë verës dhe shteti nuk dha asnjë qindarkë për pensionistët dhe familjet në nevojë, kryeministri me enturazhin e tij nuk kanë qenë duke menduar për tu ardhur në ndihmë qytetarëve por ka bërë strategjinë për manipulimin e zgjedhjeve.

E nisi me Resortin në Golem i cili është në pronësi të një biznesmeni që ka një grup mediatik dhe që nuk i është nënshtruar urdhrave redaksional të zyrës së shtypit të kryeministrisë. Ruspat që shkuan atje ishin një mesazh i qartë për tiu nënshtruar dhe jo thjesht për të goditur paligjshmërinë. Biznesmeni në fjalë mund të ketë shkelur lejen ose jo. Këtë nuk e dimë me saktësi, por ajo që dimë është se resorti nuk ishte ndërtuar këtë vit.

Pas aksionit në Golem, qeveria miratoi një vendim qeverie për ngritjen e një task-force për evidentimin e ndërtimeve pa leje dhe kateve shtesë pa leje dhe del mbi ligjin e u jep tre mundësi: parablerjen, dhurimin ose konfiskimin. Ndërkohë që neni 199/a i ligjit parashikon burg nga 3 deri ne 5 vjet burg per ndertimet pa leje.

Pas kësaj VKM qeveria na ka dal në terren dhe në dy ditët e para paska evidentuar menjëher një pallat të tërë pa leje dhe 1200 m2 tjetër ndërtim pa leje. Sipas raportimeve të mediave ndërtimet janë bërë nga persona që marrin leje ndërtimi dhe tendera çdo ditë nga kjo qeveri. Për të dy këto raste nuk ka asnjë ndjekje penale por qeveria ka dhënë mundësinë e parablerjes dhe më pas legalizimin.

🔴Duhet theksuar se sipas informacioneve zyrtare para se të ndërmerrte këtë akt, qeveri me vkm të posaçme i miratoi disa kate pa leje klientëve të saj
Tani, kjo mazhorancë ka 9 vite në qeverisje. Të gjithë njerëzit e vet në sistem. Nuk mund të mbet asnjë ” dru i shtrembur” në 9 vite. Ata mund të jenë kultivuar me duart e kësaj mazhorance.

Ndërkohë ish-SHÇBA tani Agjencia e mbikqyrjes Policore çon në ndjekje disiplinore dhe ka informacion për një polic që merr rryshfet 10 mijë lek të vjetër e jo më raste të tilla kur bëhen pallate e kate pa leje. Patronazhistët dijnë edhe ku e pi kafen një qytetar e jo më mos të kenë informacionë për shkelje të tilla të mëdha ligjore.

Ndërkohë në kryeqytet është fenomen që diskutohet nga çdo ndërtues: leja ndërtimit meret për shembull 7 kate, themelet bëhen për 12 dhe pallati bëhet 12 kate. E kanë bërë skemë për të shmangur taksën 10% tek bashkitë. Për këtë kanë qenë në dijeni institucionet shtetërore dhe e kanë lejuar.

Por pse kanë ndërhyrë tani do pyesin të gjithë?

📍Sepse për 9 muaj do të kemi zgjedhjet lokale. Qeveria është e vetëdijshme nga sondazhet që bën vetë për mllefin e qytetarëve ndaj kësaj mazhorance. Ndaj duke mbajtur në presion me legalizime, me kate shtesë e me pallate shtesë biznesmenët e mëdhenj do që përmes tyre me paratë e tyre të filloj të blej, të influencojë votën e qytetarëve. Ka disa vite që manipulimi i zgjedhjeve nuk bëhet në kutinë e votimit. Ajo ndodh më herët dhe PS e ka filluar tashmë.

Zjarr Tv Ad