Mazhoranca nuk harron Metën, Komisioni Hetimor kërkon shtyrjen me 4 muaj

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse në gjendje emergjence, deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare e kanë gjetur kohën për të mbledhur Komisionin Hetimor për Presidentin Meta, me qëllim shtyrjen e afatit të veprimtarisë edhe me 4 muaj të tjerë.

Mbledhja nisi me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Edhe pse konflikti i hapur Presidencë-Qeveri ra në heshtje pas tragjedisë me tërmetin e 26 nëntorit, Rama e kujtoi sërish gjatë një prononcimi mbrëmjen e djeshme në Durrës teksa po tentonte ti mbushte mendjen kryetarit të opozitës Basha se duhet të bëhen bashkë për të kaluar katastrofën që la pas fatkeqësia natyrore.

Rama: Ne me Presidentin e Republikës jemi në një konflikt të hapur. Kemi një konflikt institucional ekstrem, kemi një komision të ngritur për ta shkarkuar. Presidenti sot na thërret dhe në ça do bëjmë? Do themi nuk do vijmë? Jo. Ne shkuam dhe kemi diskutuar sikur s’ka ndodhur asgjë. Realisht ajo që ka ndodhur është asgjë në raport me këtë që i ka ndodhur të gjithëve. Këtu kushdo që mund të japë një kontribut është i mirëseardhur dhe ne duhet ta përqafojmë. Kjo është ajo që mendoj unë. Pastaj të bësh kalkukime, po shkova atje, ky ma bëri siç ma bëri, kjo mua nuk më intereson.

 

Zjarr Tv Ad