Mbasi deklaroi që është gay,zbulohet i dashuri i Gabriel Garkos

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e aktorit italian, Gabriel Garko ku pranoi para ish të dashurës së tij, Adua del Vesco se është gay nuk zhgënjeu vetëm atë, por shumë vajza të cilat kishin simpati për të.

Pasi pronoi se është gay, gjatë një intervistës në Verissimo, aktori zbuloi se kishte filluar një marrëdhënie të re me një mashkull, të cilit nuk preferoi t’ia zbulonte emrin.

“Po takohem me një person, me të cilin shkoj shumë mirë. Është një histori që sapo ka filluar”, tha ai duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër.

Së fundmi mediat italiane kanë zbuluar edhe djalin që Gabrieli është në lidhje.

Gaetano Salvi, 23-vjeç, është emri i të riut që është në lidhje me Gabrielin. Siç shihet e në foto Gaetano është shumë simpatik.

Mediat italiane kanë publikuar edhe fotot ku shihet 23-vjeçari pranë Gabrielit. Si duket aktori nuk do ta mbajën më të fshehtë lidhjen e tij.

Zjarr Tv Ad