Ngjarje e rë*ndë në familjen shqiptare në Kosovë, dy vëllezër humbin jetën brenda 3 ditëve nga koronavirusi

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë, një tragjedi ka ndodhur brenda familjes shqiptare në Prizren të Kosovës. Në harkun kohor të tri ditëve, vëllezërit Shemsedin 57 vjeç dhe Avdurrahim Qafleshi 60 vjeç, nga Dragashi kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Të dy ishin duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ka thënë se vdekja e vëllezërve Qafleshi është humbje e madhe.

‘Para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin’, tha Shabani.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllezërve nga Bellobradi, Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi të prekur nga COVID-19. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerve, shokëve dhe gjithë qytetarëve. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e tyre.

Zjarr Tv Ad