Mbi 300 patenta të pezulluara në një javë në Tiranë, për alkool dhe shpejtësi

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, në kryeqytet, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave i është kushtuar drejtuesve të motomjeteve, të cilët gjatë qarkullimit në kushtet e errësirës, nuk përdorin jelekun fosforeshent, si dhe ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë gara shpejtësie, të cilët janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar efektivët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

323 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë verifikuar dhe proceduar 143 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

Zjarr Tv Ad