Mbledhja e deputetëve të PD, Salianji: Kush voton pro qeverisë të përjashtohet nga grupi

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që po zhvillohet në Kukës, i ka cilësuar si ndihmës qeveritarë ata deputetë të opozitës që votojnë pro nismave të Qeverisë dhe kundërshtojnë vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PD.

Salianji ka kërkuar nga deputetët e PD-së që të kenë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, duke mbështetur idenë e listave të hapura.

Gjithashtu ai ka kërkuar që ndaj deputetëve që hiqen si opozitarë, por votojnë pro qeverisë, duhet të merren masa, madje të përjashtohen nga grupi parlamentar.

“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, tha Salianji.

Në mbledhjen e grupit parlamentar që po mbahet në Kukës janë të pranishëm deputetë që përfshihen në atë që njihet si grupimi Bardhi dhe mbështetësit e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ndërsa mungojnë deputetët e rreshtuar në krah të Lulzim Bashës.

Zjarr Tv Ad