Mbledhja për heqjen e mandatit të Xhaçkës/ “Ka vendosur të bëjë milioner burrin e saj me pronat shtetërore”, Bardhi: Do ta dërgojmë në GJK

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren ku në rend dite ka qenë mandati deputetes i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Opozita ka kërkuar që të hiqet mandati i deputetit për ministren Olta Xhacka, pasi sipas tyre, ka përfituar nga pasuritë shtetërore në funksion të kompanisë së bashkëshortit të saj. Bardhi tha se edhe nëse mazhoranca do ta mbronte Xhaçkën, çështja do të shkonte në gjykatën Kushtetuese.

“Në vijim të të gjitha fakteve të çështjes, analizës ligjore dhe procedurave të ndjekura është e qartë se deputetja ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë pasi shoqëria në pronësi të bashkëshortit të saj ka përfituartë drejta pasurore mbi pasurinë shtetërore. Shoqëria në pronësi të ministres dhe bashkëshortit të saj do të sigurojë të ardhura duke shfrytëzuar pronë shtetërore duke treguar se është përfituar qartë.

Përdorimi i brigjeve të detit për instalimin e stacioneve të plazhit që do të sigurojnë të ardhura për kompaninë e bashkëshortit të saj. Ju me forcën e kartonit do ta mbroni deputeten tuaj por unë ju siguroj se çështja do shkojë në gjykatën Kushtetuese dhe ne do mblidhemi këtu sërish. Unë iu kam thënë se keni në dorë vonimin e kësaj çështje por nuk do ta pengoni kurrë zbatimin e kushtetutës dhe të ligjit për një ministre që ka vendosur të bëjë milioner bashkëshortin e saj”– u shpreh deputeti, Gazment Bardhi.

Zjarr Tv Ad