Ndërtimet në Tiranë, Lubonja: Rama na hodhi “hi syve” me pastrimin e Lanës! Zheji: Qeveria për të “hedhur lumin” prish objekte edhe pse e di se do humbë në Gjykatë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Luonja është shprehur se kryeministri Edi Rama, kur hoqi kioskat në Tiranë, u premtoi oligarkëve se do u jepte leje ndërtimi.

Lubonja u shpreh për News 24 se Rama me pastrimin e Lanës, thjesht i hodhi “hi syve” shqiptarëve, pasi sipas tij, tashmë e ka kthyer gjithë Tiranën në një gangrenë të madhe ndërtimesh.

“Kur Rama rregulloi Lanën që hoqi kioskat, mori mjetet e ktyre oligarkëve e ktyre u tha do ju rregulloj me leje ndërtimi. Nga lana që rregulloi e na hodhi hi syve, ndërtoi në çdo vend të kryeqytetit pastaj. Kjo është shqipëria”, u shpreh Lubonja.

Ndërsa analisti Artur Zheji është shprehur se në ditët e sotme oligarkët, nëse u prishet një objekt, arrijnë të fitojnë në të gjitha shkallët e drejtësisë, deri në Stransburg dhe qeveria është e detyruar t’i dëmshpërblejë.

Zheji thotë se qeveria e di këtë dhe prap ndërhyn atje ku e di që do paguajë dëmshpërblim, vetëm e vetëm për interesa të momentit.

“Në njëlloj kuptimi në atë kohë shteti ka qenë i dobët dhe e kishin bërë të gjithë një sy qorr. Të flasësh sot në të njëjtin sistem është e pakuptimtë. Oligarkët sot, pas disa vitesh fitojnë në të gjitha shkallët në Gjykatat Ndërkombëtare dhe marrin dëmshpërblimin nga qeveria. Por qeveria e ka hedhur lumin. Hajde e bëjmë se më pas shqiptarët do ta kenë mendjen në tjetër vend”, u shpreh Zheji.

Zjarr Tv Ad