“PS po mbron ministren Xhaçka”, Bushka-Bardhit: Jemi të ftohtë këtu, Kuvendi e vendos nëse çështja çohet në Kushtetuese

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për ministren Olta Xhaçka, opozita dhe mazhoranca sollën dy raporte finale të cilat do të dërgohen në Kuvend.

Ndërsa deputeti demokrat Gazment Bardhi akuzoi PS-në se po mbron ministren dhe se çështja duhet dërguar menjehërë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, Bushka i është përgjigjur se ky Këshill nuk ka kompetencën për ta çuar rastin në Kushtetuese pasi ai është vendim që merret në Kuvend.

Pjesë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve për Olta Xhaçkën:

Bardhi: PS po mbron ministren, s’jemi dakord për një raport. Çështja do të dërgohet në Kushtetuese! 

BushkaKëshilli e shqyton kërkesën sipas rregullores, jemi të ftohtë këtu, më duhet të them se askush nuk ka qëllim të mbrojë askënd por mbrojmë atë që parashikon ligji, në këto kushte më duhet të prezantoj në mënyrë të përmbledhur raportin.
Ka disa pjesë, 33 faqe, trajton dy kerkesa për mocion.

Nuk është vetëm një kërkesë, edhe draft raporti i përgjigjet pretendimeve në të dy mocionet. Në raportin tonë kemi një hyrje me bazën ligjore dhe procedurën, kemi vendosur shqyrtimin në këtë këshill duke zbatuar thirrjen e deputetes për njërin mocion dhe më pas hyjmë në vlerësimin tonë sipas Kushtetutës.

Ky këshill i ka shqyrtuar kërkesat, ne nuk shqyrtojmë provat sepse është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me vënien në lëvizje të Gjykatës, nuk ndodhemi para atij rasti, së pari deputetët nuk kryejnë dot asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit. Dërgimi i çështjes në Kushtetuese është kompetencë e seancës plenare në Kuvend, dhe Kuvendi vihet në lëvizje nga kryetari ose 1/10 e deputetëve përmes mocionit.

Zjarr Tv Ad