Me qiri në dorë, Vladimir Putin merr pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Vladimir Putin mori pjesë pas mesnate në meshën e Pashkëve, në Kishën Ortodokse Ruse.

Putini u pa i veshur me një kostum blu të errët, një këmishë të bardhë dhe një kravatë ngjyrë vjollce të errët. Ai qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur gjatë meshës së Pashkëve.

Kur Patriarku Kirill shpalli “Krishti u ringjall”, Putin iu bashkua anëtarëve të tjerë të kongregacionit me përgjigjen “Me të vërtetë ai u ringjall”.

Kujtojmë që dje Patriarku Kirill tha se shpresonte që konflikti në Ukrainë të përfundonte shpejt, por nuk e dënoi atë.

Zjarr Tv Ad