Mediat italiane sulmojnë Igli Taren

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Filozofia e kryeqytetasve me në krye Igli Taren si zbatues është e thjeshtë, blejmë lojtarë me kosto të vogël dhe i sheshim shtrenjtë. Pra, mund të themi një model si Arsenali, Porto apo dhe Benfika që prodhojnë lojtarë gati për ekipet e mëdha. or, përveç këtyre sukseseve, mediat italiane e kanë nxjerrë zbuluar Taren dhe presidentin e klubit Klaudio Lotito. Kjo sepse objektivi kryesor i ekipit ka qenë Liga e Kampionëve, e cili nuk është arritur vitet e fundit. Prezenca e fundit e ekipit në kompeticionin më të madh Europian për klube është në sezonin 2007-2008, kur kishin në grup Olimpiakosin, Verder Bremen dhe Real Madridin. Pra plot 11 vite, pa dëgjuar himnin e Championsit.

Para çdo arritje tjetër në krye të Lacios, ky dështim nuk mund të mbulohet me asgjë sipas mediave italiane. Justifikimi i klubit është i thjeshtë dhe i qartë, që nuk ka të njëjtin buxhet ekipi më rivalët e tjerë si Juventus, Inter, Roma, Napoli apo edhe Milani.

Nëse Lacio do të gjente veten në grupet e Ligës së Kampionëve, atëherë çdo gjë do gjente vendin e vet dhe Igli Tare mund të quhej me plot gojën drejtori sportiv më i suksesshëm.

 

Zjarr Tv Ad